Kur murtaja bubonike u përhap në Angli në shekullin XVII-të, Sër Isak Njutonu largua nga Kembrixh ku po studionte,duke u strehuar për siguri në shtëpinë e familjes së tij në Linkolnshajër. Njutonët nuk jetonin në një apartament të ngushtë; para shtëpisë ata kishin një kopsht të madh me shumë pemë frutore.
Në ato kohë të pasigurta, mendja e tij endej e lirë nga rutinat dhe shqetësimet shoqërore. Dhe pikërisht në këtë kontekst, një mollë që u rrëzua nga një pemë dhe e goditi atë, iu duk më intriguese se çdo mollë që kishte parë më parë të binte. Graviteti ishte pra një dhuratë e murtajës.
Atëherë, si po shkon kjo pandemi për ju?Në mënyra të ndryshme, kjo ka të ngjarë të jetë një pyetje që po ia bëjmë të gjithë vetes. Pavarësisht nëse jeni prekur nga virusi, keni humbur një njeri të dashur apo koleg në punë nga pandemia, nëse hani apo stërviteni më shumë, është një e vërtetë e pashmangshme që pandemia na ka ndryshon që të gjithëve.
Por si? Dhe kur do të kemi përgjigje për këto pyetje? Cili mund të jetë ndikimi psikologjik i të përjetuarit të një pandemie? A do të na ndryshojë ajo përgjithmonë?
“Njerëzit flasin për rikthimin në normalitet, por unë nuk mendoj se kjo do të ndodhë”- thotë Frenk Snouden, historian i pandemive në Universitetin e Jeilit, dhe autori i librit “Epidemitë dhe shoqëria: Nga Vdekja e Zezë deri më sot”.
Snouden ka kaluar 40 vjet duke studiuar pandemitë. Snouden beson se Covid-19 nuk ishte një ngjarje e rastësishme. Të gjitha pandemitë “i sfilitin shoqëritë përmes dobësive specifike që njerëzit kanë krijuar nga marrëdhëniet e tyre me mjedisin, speciet e tjera, dhe ato me njëri-tjetrin”- thotë ai.
Çdo pandemi ka vetitë e veta, dhe ato ndikojnë mbi shëndetin mendor të njerëzve. Snouden sheh një pandemi të dytë në horizont, “pandemi psikologjike”. Të njëjtin mendim ndan Ofi Donovan, profesore e psikiatrisë në Institutin e Neuroshkencës në Kaliforni.
“Kemi të bëjmë me kaq shumë pasiguri. Kanë ndodhur gjëra vërtet të tmerrshme, dhe mund t`u ndodhin të tjera të tjerëve, dhe ne nuk e dimë kur apo kush do të jetë, dhe kjo është shumë stresuese”- thotë ajo.
Sipas Donovan, pandemia po përjetohet në të gjithë trupin, pasi kur njerëzit perceptojnë një kërcënim, abstrakt ose aktual, ata aktivizojnë një përgjigje biologjike të stresit. Kortizoli mobilizon glukozën. Sistemi imunitar aktivizohet, duke rritur nivelet e inflamacionit.
Kjo gjë ndikon në funksionin e trurit, duke i bërë njerëzit më të ndjeshëm ndaj kërcënimeve, dhe më pak të ndjeshëm ndaj shpërblimeve. Në praktikë, kjo do të thotë që sistemi juaj imunitar mund të aktivizohet thjesht edhe duke dëgjuar dikë pranë jush që kollitet, apo duke parë shumë njerëz me maska në fytyrë.
“Ky aktivizim kronik i sistemit tonë imunitar, mund të jetë i dëmshëm në planin afatgjatë. Ai përshpejton plakjen biologjike, dhe rrit rrezikun e sëmundjeve që janë tipike për moshën e thyer”- thotë ajo.
Në jetën e përditshme, pasiguria ka ndikuar në shumë aspekte, ndërsa ne po përpiqemi të riorientohemi në një krizë të madhe, në mungesë të monumenteve të zakonshme – shkolla, familja, miqësitë, rutinat dhe ritualet.
Ritmet e mëparshme të zakonshme të kohës vetëm dhe me të tjerët, kanë humbur. Nuk ka asnjë normalitet të ri. Tomas Dikson, historian i emocioneve në Universitetin Mbretëresha Meri në Londër, thotë se kur u shfaq pandemia, ai ndaloi së kontrolluari postën elektronike me frazën “Shpresoj se kjo do të të gjejë mirë”.
Psikoterapistja Filipa Perri thotë se zakonet e tjetra – si gjetja e një vendi në një kafene ose në autobus jo vetëm që janë zhdukur, por janë zëvendësuar me refuzimin. Në një pandemi prekja fizike demonizohet. Por me çfarë kostoje? Neuroshkencëtarët Frensis Mekglon dhe Merl Fairherst studiojnë fijet nervore të quajtura pika C, të cilat janë të përqendruara në vendetmëtë vështira për t’u arritur nga vetja, si shpina dhe shpatullat.
Ata e lidhin prekjen sociale me një sistem kompleks shpërblimesh, në mënyrë që kur prekemi, përqafohemi ose goditemi lehë në shpatull, lirohet oksitocina, ulen rrahjet e zemrës dhe pengohen prodhimin e kortizonit. Fairherst po shqyrton të dhënat e mbledhura nga një sondazh i gjerë që nisi në maj edhe Mekglon.
Ajo po zbulon tani se më të rrezikuarit nga ndikimi negativ emocional i humbjes së prekjes janë të rinjtë. “Mosha është një tregues i rëndësishëm i vetmisë dhe depresionit”- thotë ajo. Humbja e fuqisë lidhëse të prekjes nxit “faktorët që kontribuojnë tek depresioni, trishtimi, nivelet më të ulëta të energjisë dhe letargjia”- thotë ajo.
Ndërkohë Peri shton se bëhemi një lloj “jo-personi”, pasi maskat na bëjnë kryesisht njerëz pa fytyra. Ndërkohë, asnjë element i Covid-19 nuk i ka dehumanizuar aq shumë njerëzit, sesa mënyra se si na ka detyruar t`a përjetojmë vdekjen. Para se të bëhen një statistikë, të vdekurit janë të dënuar me izolim.
“Ata janë depersonalizuar”- thotë Snouden që humbi motrën gjatë pandemisë. “Unë nuk e pashë dot atë, dhe as familja e saj… Pandemia po prish lidhjet dhe po i distancon njerëzit”- thekson ai. Donovan, që ka studiuar për vite me radhë çrregullimin e stresit post-traumatik (PTSD), beson se do ketë një rritje të ndjeshme të rasteve me këtë sindromë.
Ka pasur njerëz që u shëruan nga virusi SARS në vitin 2003, dhe ishin ende duke u trajtuar për PTSD më shumë se një dekadë më vonë. “Ne do të kemi shumë punë për të bërë”- thotë Donovan. Dhe atëherë ekziston mundësia që frika nga Covid-19, të mund të ekzistojë për shumë më gjatë se vetë sëmundja.
Pyetja kryesore është: Se për sa kohë njerëzit do të kenë frikë nga turmat? Pas akteve terroriste në Londër në vitin 2005, niveli i kërcënimit të terrorit u ul, dhe njerëzit iu rikthyen zakoneve të tyre të udhëtimit. Por këtë verë, kur qeveria britanike nxiti rikthimin masiv në punë, shumë njerëz rezistuan, pasi besonin se ekzistonte ende rreziku.
Prandaj nuk është çudi që për Tomas Dikson, pandemia është “e ngjashme me një luftë botërore”porsa i përket pasojave emocionale që shkakton. “Supozoj se do të kemi një recesion global. Do të ketë vuajtje serioze, pabarazi dhe varfëri”- thotë ai.
Por Snouden thotë se tek çdo gjë e keqe ka edhe shanse të mëdha. “Ndoshta si rezultat i kësaj pandemie, ne do ta transformojmë sistemin tonë të kujdesit shëndetësor, në mënyrë që ai t’i kushtojë vëmendjen e duhur shëndetit mendor dhe atij fizik.”- thekson ai. / The Guardian – Bota.al
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Slot lavdëron një futbollist për paraqitje të mrekullueshme ...
35-vjetori i themelimit të LDK-së, Abdixhiku sot bën homazhe...