Juristët tregojnë se a duhet të dënohen ata që nuk i respektojnë masat kundër koronavirusit.
Ata thonë se Kodi Penal nuk parasheh rregullimin ligjor të situatës me pandeminë.
Përhapja e pandemisë COVID-19, bëri që qeveria ti ashpërsoj masat.
Madje në ndihmë inspektorëve për të zbatuar vendimin e qeverisë u dolën edhe Polica e Kosovës.
Gjobat kryesisht u dhanë për qytetarët që nuk bartnin maska.
Ndërsa zyrtar të lart të Policisë u deklaruan se pos gjobave, të gjithë ata që nuk i respektojnë masat e vendosura nga institucionet, do të mund të dënohen me burgim.
Por ndryshe nga Afrim Ahmeti që është drejtor i operativës së Policisë, mendojnë njohës të çështjeve juridike në vend.
Kushtrim Palushi, thotë se nuk ka bazë ligjore mbi të cilën policia mund të shqiptojë masa.
Palushi pohon se nuk mund të ketë gjoba as për mos mbajtje të maskave, sepse ata që nuk bartin maska nuk janë të konfirmuar që bartin virusin Covid 19.
Ndërkohë, në Kodin Penal të Kosovës, kapitulli 22 mbi veprat penale kundër shëndetit publik, specifikon se kushdo që nuk vepron sipas urdhrave të organit publik kompetent në fushën e shëndetësisë, që ka për qëllim luftimin e sëmundjeve ngjitëse dënohet me gjobë ose me 3 vite burgim.
Njohës të çështjeve juridike, thonë se ky rregullim vlen në situata gjatë epidemisë, e jo gjatë pandemisë, si kjo me të cilën Kosova po përballet tash e sa muaj./orainfo/
Peci: Nuk mundeni me më ndal as me ujë, as me plumba – veç p...
Haradinaj: Edhe sa shifra qindmijëshe e milionëshe duhet të ...
Papa Françesku kërkon të hetohet nëse në Gazë po kryhet gjen...
Plagoset me armë 32-vjeçari shqiptar në Itali
Mustafa i PDK-së: Kërkojmë shkarkimin e Ministrit Peci, Fito...
Hamza në Zvicër: Kosova synon te sjellë ekspertë ndërkombëta...