Google ADS

A do të shpejtojë Covid-19 përdorimin e robotëve për të zëvendësuar njerëzit në punë?

13:16 | 19 Prill 2020
Arbresh.info

Për më mirë ose më keq, robotët do të zëvendësojnë shumë njerëz në punët e tyre, thonë analistët, dhe shpërthimi i koronavirusit po shpejton procesin.

“Njerëzit zakonisht thonë se duan një element njerëzor në bashkëveprimet e tyre, por Covid-19 e ka ndryshuar këtë,”- thotë Martin Ford, që ka shkruar për mënyrat se si robotët do të integrohen në ekonomi në dekadat e ardhshme.

“Covid-19 do të ndryshojë preferencën e konsumatorit dhe do të hapë mundësi të reja për automatizim.”- thotë ai.

Kompanitë e mëdha dhe të vogla janë duke u zgjeruar në mënyrën se si i përdorin robotët për të rritur distancimin shoqëror dhe për të zvogëluar numrin e stafit që duhet të vijnë fizikisht në punë. Robotët po përdoren gjithashtu për të kryer role që punëtorët nuk mund t’i bëjnë në shtëpi.

Walmart, shitësi më i madh i Amerikës, po përdor robotë për të pastruar dyshemetë e tij.

Robotët në Korenë e Jugut janë përdorur për të matur temperaturat dhe shpërndarë dezinfektuesin e duarve.

Me ekspertët e shëndetit që paralajmërojnë se masat për distancim social mund të vendosen deri në vitin 2021, punëtorët robotë mund të jenë në kërkesë më të madhe.

Për UVD-Robots, i cili pastron spitalet, ka pasur qindra porosi të reja që kur shpërtheu Covid-19. Sendet ushqimore dhe restorantet që ofrojnë pije, gjithashtu përdorin këto robotë.

Ekspertët thonë se teksa më shumë biznese rihapen, ne mund të shohim adoptimin e mëtejshëm të kësaj teknologjie: mund të shihni robotë që pastrojnë shkollat ​​ose zyrat tuaja.

“Konsumatorët tani kujdesen më shumë për sigurinë e tyre dhe sigurinë dhe shëndetin e punëtorëve”,- thotë Blake Morgan, autori i “Konsumatori i së Ardhmes”.

“Lëvizja drejt automatizmit mund t’i mbajë ata të shëndetshëm dhe klientët do t’i shpërblejnë kompanitë që e bëjnë këtë.”

Sipas Martin Ford, përdorimi i robotëve në botën e Covid-19 gjithashtu paraqet disa avantazhe të marketingut. “Njerëzit do të preferojnë të shkojnë në një vend që ka më pak punëtorë dhe më shumë robotë, sepse ata mendojnë se mund të ulin rrezikun e përgjithshëm,”- shpjegon ai.

Po për rolet e shërbimit kur një person është i nevojshëm për të ofruar një mësim ose udhëzim?

Inteligjenca artificiale po zhvillohet në mënyrë të tillë që mund të zëvendësojë tutorët e shkollës, trainerët e fitnesit dhe këshilltarët financiarë.

Një raport i vitit 2017 nga konsulentët global McKinsey parashikoi që një e treta e punëtorëve në SHBA do të zëvendësohej nga automatizimi dhe robotët deri në vitin 2030. Por ngjarjet si pandemitë kanë potencialin për të ndryshuar të gjitha afatet kohore dhe ekspertët thonë se me të vërtetë u takon njerëzve të vendosin se si dëshirojnë ta integrojnë këtë teknologji në botë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme