Australia ka njoftuar se do të rihapë kufijtë e saj për turistët e vaksinuar dhe personat tjerë që kanë viza, për herë të parë në gati dy vjet.
“Nëse jeni të vaksinuar plotësisht, mezi ju presim sërish”, ka thënë kryeministri, Scott Morrison.
Rihapja, që do të ndodhë më 21 shkurt, do të mirëpritet nga shumë sektorë, përfshirë edukimin ndërkombëtar.
Australia ka zbatuar disa prej masave më të rrepta kufitare gjatë pandemisë së koronavirusit.
Në mars të vitit 2020, Qeveria ka mbyllur kufijtë.
Shumicës së të huajve u është ndaluar hyrja me qëllim të luftimit të pandemisë.
Morrison ka thënë se ata që hyjnë në Australi duhet të kenë dëshmi të vaksinimit.
“Ky është rregulli. Secili duhet ta zbatojë atë”, ka shtuar ai.
Udhëtarët e pavaksinuar, të cilët kanë arsye shëndetësore pse nuk janë imunizuar, duhet të sigurojnë përjashtim nga rregulli i vaksinimit, dhe nëse ia dalin, duhet t’i nënshtrohen masës së karantinës.
Sipas të dhënave të Universitetit, Johns Hopkins, autoritetet australiane kanë regjistruar më shumë se 2.7 milionë raste me koronavirus dhe 4,248 viktima.
Rreth 80 për qind e popullsisë është e vaksinuar plotësisht./express/
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri
Mjeku saudit i dyshuar për sulmin në tregun e Krishtlindjeve...
Kurti merr pjesë në manifestimin e Ditës Botërore të gjuhës ...
Vetaksidentohet vetura e policisë në veri, lëndohen pesë pol...