Nga dita e hënë do të ketë hapje më të madhe të ekonomisë dhe lëvizje të shtuar të qytetarëve meqenëse do të hyjmë në Fazën e 2 të lirimit të masave.
Në mesin e masave të lehtësuara, pritët të startojë edhe transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta). Por, akoma nuk ka një shpjegim të qartë nëse qytetarët do të mund të lëvizin nëpër të gjithë vendin.
Madje, këtë nuk e dinë as vetë autoritet më të larta të transportit urbanë, se si do të organizohet transporti.
Lulzim Rexhepaj, kryshef i Ndërmarrjes Publike të Komunës së Prishtinës “Trafiku urban” ka thënë për lajmi.net se po presin sqarime shtesë për të parë nëse do të lëvizin të gjithë autobusët urbanë nga e hëna në kryeqytet.
“Jemi në pritje nga Komuna e Prishtinës për të na dhënë sqarime më të detajuara se cilat linja do të startojnë, të gjitha, apo vetëm disa. Kjo pasi, njoftimi i Qeverisë ka paraparë një leje të veçantë për transportin publik, e komuna është organi më i autoritetshëm se ne e që na mbikëqyr. Ne i kemi bërë gati të gjitha njoftimet nëpër autobusë me rekomandime se si të ulën dhe si të hipin në ta. Jemi gati më të gjitha kapacitet që të startojmë nga dita e hënë. Pra nuk e kemi ende të qartë se me sa autobusë do të startojnë. Por, ajo që dihet është se në këtë fazë në autobusë do të mund të hipin vetëm 20 udhëtar”, tha Rexhepaj për lajmi.net.
Rexhepaj tha se kryetari i komunës është duke u marrë më këtë çështje dhe se ai mund të jap detaje.
Ndërkohë kryetari i Komunës së Prishtinës ka thënë se gjatë fundjavës do të jepen detaje lidhur me rinisjen e transportit publik.
“E sipas paralajmërimeve të IKSHP dhe MSH të hënën fillon faza e dytë e relaksimit të masave. Gjatë vikendit do të ju informojmë saktësisht për fazen e dytë, përfshi edhe rinisjen e transportit publik”, tha Ahmeti
Ndryshe nga dita e hënë, 18 maj 2020, do të hyjmë në Fazën 2 të lirimit të masave. Kjo do të thotë hapje më të madhe të ekonomisë dhe rrjedhimisht edhe lëvizje të shtuar të qytetarëve.
Do të rihapen këto biznese:
Floktarët dhe sallonet e ondulimit
Stomatologët dhe fizioterapeutët
Tregtarët me pakicë dhe tregu i gjelbër
Gastronomia (merre-me-vete, take aëay)
Transporti hekurudhor
Transporti urban dhe ndër-urban (me leje të veçanta)
Qendrat e thirrjeve telefonike (me lista të stafit esencial), si dhe
Hapja e galerive dhe muzeve.
Do të lejohet dalja dy herë në ditë nga dy orë, sipas shifrës së parafundit në numrin personal të letërnjoftimit./arbresh.info
Ushqimet që kanë tendencën të shkaktojnë sëmundje
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...