Google ADS

92 qytetarë të Gjilanit me koronavirus në hospitalizim

14:02 | 26 Mars 2021
V. S.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri ka njoftuar se 92 qytetarë të konfirmuar me COVID-19 janë në hospitalizim, derisa bëri të ditur se aktualisht janë 563 raste aktive.

Ai gjatë takimit të komitetit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan ka apeluar qytetarët dhe bizneset që japin shërbime që të vazhdojnë t’i respektojnë masat, mbajtjen e maskës dhe mbajtjen e distancës sociale.

Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 16936 mostra, 4720 kanë rezultuar pozitivë, 4040 janë shëruar, 117 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 563 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 92 persona dhe 563 mostra në pritje për rezultat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme