Komiteti për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19 në Gjilan, nën udhëheqjen e nënkryetarit, Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin për vlerësimin e situatës për dy ditët e fundit.
Pas takimit, në konferencën për gazetarë ka folur doktoresha Ajhane Sefiu, drejtoreshë e Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik, doktor. Ukshin Ismaili, drejtor klinik në Spitalin e Përgjithshëm dhe doktori. Arbenita Hajdari, drejtoreshë e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.
Në këtë konferencë, u bë e ditur se aktualisht 89 pacientë të konfirmuar me COVID-19 janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë, njoftojnë nga Komuna e Gjilanit.
Ndërkohë, u bë ditur se ekipet e shëndetësisë primare kanë bërë dje 50 vizita në shtëpi të pacientëve të infektuar me COVID-19.
Në emër të Komitetit, ata kanë bërë apelin tek të gjithë qytetarët që t’i respektojnë masat si e vetmja mënyrë e parandalimit të infeksionit e që janë bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjiena personale.
Pasqyra e përgjithshme në Gjilan që prej fillimit të pandemisë është si vijon: nga 15282 mostra, 4221 kanë rezultuar pozitivë, 3775 janë shëruar, 115 qytetarë e kanë humbur betejën me virusin, 331 raste janë aktive, të hospitalizuar me COVID janë 89 persona dhe 244 mostra janë në pritje për rezultat./arbresh.info/
Pacolli: Këta lloj ministrash janë një rrezik i madh për sho...
Hamza: Diaspora është forca dhe potenciali, me të Kosova mun...
Osmani vazhdon traditën e takimit me delegacionin bipartizan...
Gjesti tregon pse dyshon Anisa se i ka hedh kunja në një kën...
Të korra me inteligjencë artificiale, teknologjia e re që po...
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...