Tetëdhjetë e pesë foshnje nën moshën 1 vjeçare kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 në një qark të Teksasit.
Në qarkun Nueces, numri i rasteve të reja të COVID-19 është rritur gjatë muajit korrik. Virusi ka infektuar dhjetëra foshnje dhe zyrtarët lokalë po u kërkojnë njerëzve që të mbajnë maska dhe të respektojnë distancën sociale.
“Aktualisht në Nueces kemi 85 foshnje nën moshën 1 vjeçare që kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Këto foshnje ende nuk e kanë festuar ditëlindjen e tyre të parë. Ju lutemi na ndihmoni ta ndalojmë përhapjen e kësaj sëmundje”, tha Annette Rodriguez, drejtoreshë e Shëndetit Publik në Nueces.
Sipas Universitetit Johns Hopkins, që nga muaji janar, autoritetet shëndetësore kanë identifikuar më shumë se 3.6 milionë raste me COVID-19 në të gjithë Shtetet e Bashkuara. Gati 140 mijë prej tyre kanë vdekur.
Kurse, në Nueces janë rreth 8,100 raste me COVID-19, ku 82 kanë vdekur./Telegrafi
Parandalohet një rast i kontrabandës në Han të Elezit, vlera...
Policia e rajonit të Ferizajt heq 12 patentë shoferë për një...
KQZ-ja nuk certifikon Listën Serbe për zgjedhjet e 9 shkurti...
Lajçak mesazh fundviti Kosovës dhe Serbisë: Pa normalizim ma...
Milan Radoiçiq e Zvonko Veselinoviq ia mësyjnë ndërtimit të ...
Shqipëria mbyll TikTok-un, për këtë vendim shkruan ‘The Tele...