Google ADS

83 pacientë me COVID19 në gjendje të rëndë shëndetësore

14:12 | 6 Shtator 2021
V. S.

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka bërë të ditur se 1 mijë e 233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve 1,115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, ku 1,038 prej tyre janë me oksigjenoterapi dhe 83 në gjendje të rëndë shëndetësore.

Njoftimi i plotë:

1233 pacientë po marrin trajtim mjekësor nga COVID-19, në klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme.
Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1115 janë të konfirmuar me COVID-19 pozitivë, 1038 me oksigjenoterapi dhe 83 në gjendje të rënduar shëndetësore.
Në klinikave COVID-19, të QKUK-së, në trajtim janë 436 pacientë, 431 të konfirmuar me COVID-19, 368 me okisgjeno-terapi.
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 797 pacientë, 684 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 670 me oksigjeno-terapi.
Numri i pacientëve sipas klinkave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme.
Klinika Infektive, 117 pacientë
Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 108 pacientë
Klinika Infektive III ( Interno), 78 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 90 pacientë
Mjekimi Intensiv COVID-19, 24 pacientë
Klinika e Gjinekologjisë, 16 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë
Spitali i Prizrenit, 163 pacientë
Spitali i Gjakovës, 113 pacientë
Spitali i Pejës, 220 pacientë
Spitali i Gjilanit, 128 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 30 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 58 pacientë
Spitali i Ferizajt, 85 pacientë/arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme