Google ADS

81 raste me të infektuar në Prizren, vetëm 16 të shëruar

00:12 | 4 Maj 2020
Trina Galanxhi

Janë konfirmuar 11 raste të reja me COVID19 në Kosovë.

3 nga këto raste janë nga komuna e Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur Drejtori i Shëndetësisë, Visar Shehu.

“Sot nga 33 mostrime te bera ne Komunen e Prizrenit tre (3) raste kane rezultuar pozitiv me COVID-19. Tre te infektuarit jane raste kontakti perkatesisht familjar te te infektuarit dite me pare.

Gjithsejt te infektuar ne Komunen e Prizrenit jane 81, te sheruar jane 16 dhe 2 fatkeqesisht kane humbur jete”, shkruan ai në FB./Indeksonline

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme