Më shumë 80 përqind të shtruar në spital nga Covid-19 kanë mungesë të vitaminës D.
Kjo vitaminë është një lëndë ushqyese e rëndësishme për funskionimin e sistemit imunitar, transmeton portal arbresh.info
Kjo tregohet nga studimi i botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism dhe i kryer në Spanjë nga grupi i José Hernández i Universitetit të Cantabria në Santander.
Të dhënat konfirmojnë studimet e mëparshme epidemiologjike sipas të cilave mungesa e vitaminës D është më e përhapur në vendet ku koronavirusi ka treguar agresivitet më të madh, duke shkaktuar më shumë vdekje, veçanërisht tek burrat.
Sa më e theksuar të jetë mungesa e vitaminës, aq më të mëdha janë shënjuesit inflamatorë të shoqëruar me infeksion të rëndë në gjakun e pacientëve.
Në Britani të Madhe është duke u zhvilluar një gjykim i madh klinik mbi rolin mbrojtës të vitaminës D kundër infeksionit të koronavirusit.
Mjekët janë duke trajtuar qasjen parandaluese të infeksionit në bazë të kësaj vitamine, veçanërisht tek të moshuarit, diabetikët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor./arbresh.info/
Bellinhgamit i dhurohet çmimi “Lojtari më i mirë i sezonit n...
Xhemaili i AAK-së: Presidentja as edhe një fjalë për linçimi...
Përplasje e fortë mes Gresës dhe Xhenetës, shkak pranku i An...
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...