Google ADS

8 në 10 pacientë të sëmurë nga Covid-19 kanë mungesë të vitaminës D

11:49 | 28 Tetor 2020
Trina Galanxhi

Më shumë 80 përqind të shtruar në spital nga Covid-19 kanë mungesë të vitaminës D.

Kjo vitaminë është një lëndë ushqyese e rëndësishme për funskionimin e sistemit imunitar, transmeton portal arbresh.info

Kjo tregohet nga studimi i botuar në Journal of Clinical Endocrinology & Metabolism dhe i kryer në Spanjë nga grupi i José Hernández i Universitetit të Cantabria në Santander.

Të dhënat konfirmojnë  studimet e mëparshme epidemiologjike sipas të cilave mungesa e vitaminës D është më e përhapur në vendet ku koronavirusi ka treguar agresivitet më të madh, duke shkaktuar më shumë vdekje, veçanërisht tek burrat.

Sa më e theksuar të jetë mungesa e vitaminës, aq më të mëdha janë shënjuesit inflamatorë të shoqëruar me infeksion të rëndë në gjakun e pacientëve.

Në Britani të Madhe është duke u zhvilluar një gjykim i madh klinik mbi rolin mbrojtës të vitaminës D kundër infeksionit të koronavirusit.

Mjekët janë duke trajtuar qasjen parandaluese të infeksionit në bazë të kësaj vitamine, veçanërisht tek të moshuarit, diabetikët dhe profesionistët e kujdesit shëndetësor./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme