Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 1.619 testime për coronavirus, ndërsa 414 raste kanë rezultuar pozitiv.
Prej tyre në Shkup-187, Kumanovë-10, Dibër-10, Shtip-7, Prilep-17, Tetovë-12, Strugë-7, Veles-10, Manastir-12, Ohër-28, Kavadar-24, Gostivar-12, Gjevgjeli-4, Strumicë-10, Kriva Pallanka-7, Radovish-4, Krushevë-1, Koçani-10, Probishtip-2, Demir Hisar-1, Makedonski Brod-1, Pehçevë-1, Berovë-3, Valandovë-1, Vinicë-2, Sveti Nikollë-1, Kërçovë-9, Resnjë-7, Negotinë-14.
Gjatë 24 orëve të fundit janë kanë ndërruar jetë edhe 7 pacientë, të cilët kanë qenë pozitiv me coronavirus.
Ndërsa Instituti për Shëndet Publik ka regjistruar 496 pacientë të shëruar.
Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 83.743, prej të cilëve 61.943 janë shëruar, ndërsa 2.510 kanë ndërruar jetë. Numri i rasteve aktive është 19.290./telegrafi
Neymar ka gjetur tashmë klubin e ri, do të largohet si lojta...
Akuzat për pagesat e fshehta, gjykata dënon Donald Trump
Aksident në Greqi, vdesin dy të mitur, i lënduar një 17-vjeç...
I plagosuri në Prishtinë u shpëtua në minutën e fundit, mjek...
Gratë që flasin shumë jetojnë më gjatë
Pesë filmat më të shitur që dominuan në vitin 2024 duke fitu...