Në Spitalin e Pejës po vazhdojnë të trajtohen 67 pacientët e infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 11 nga pacientët e infektuar me virusin korona janë në gjende të rëndë shëndetësore, ndërsa 47 janë në oksigjenoterapi.
“Aktualisht 67 pacientë janë duke u trajtuar në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 47 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 11 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 5 pacientë janë shëruar”, thuhet në njoftimin e spitalit.
Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Pejës, kanë marrë trajtim emergjent 236 pacientë, 20 prej tyre janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm./arbresh.info/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit