Google ADS

64 të vdekur e mbi 2,600 raste të reja me Covid-19 në Kroaci

13:19 | 8 Dhjetor 2020
Arbresh.info

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë regjistruar 64 viktima dhe 2.613 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Mbrojtja Civile njoftoi se numri i rasteve aktive në Kroaci sot është 21.685. Midis tyre, 2.660 pacientë janë në spital, nga të cilët 278 në respiratorë.

“Që nga 25 shkurti 2020 kur u regjistrua rasti i parë me COVID-19 në Kroaci janë regjistruar 154.852 raste me koronavirus, nga të cilët 2.298 kanë vdekur, 130.869 janë shëruar, nga të cilët 2.987 në 24 orët e fundit”, njoftoi Mbrojtja Civile.

Aktualisht 53.062 persona janë në vetëizolim.

Deri më tani janë testuar 825.023 persona nga të cilët 8.782 në 24 orët e fundit.​​​​​​​

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme