60 raste aktive me koronavirus në Gjilan

10:35 | 7 Tetor 2020
V. S.

Komiteti komunal i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së virusit COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës, të mërkurën.

Në takim u theksuar fakti se lajmi i mirë është që numri i rasteve aktive në Gjilan ka rënë në 60.

Gjendja e përgjithshme e Gjilanit, si përket përballjes me pandeminë COVID-19 është kjo: 1048 raste pozitive në total, 943 të shëruar plotësisht, 45 të vdekur, 11 të hospitalizuar dhe 27 mostra në pritje.

Në këto 209 ditë të përballjes me COVID-19, Gjilani ka mbajtur takime ditore për menaxhimin e kësaj situate, përfshirë edhe mbështetjen e vazhdueshme ndaj personave të infektuar, familjet e tyre, por edhe janë mbështetur familjet me gjendje të rëndë sociale. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme