Shqipëri/ 1801 raste të reja dhe 4 viktima në 24 orët e fundit me Covid-19

19:47 | 8 Janar 2022
V. S.

1.801 qytetarë janë konfirmuar të infektuar me Covid 19, nga 8.327 testime të kryera gjithsej, gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë. Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë bën me dije gjithashtu se katër pacientë kanë ndërruar jetë, duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave nga koronavirusi në 3.237. Viktimat janë: një qytetar nga Berati 58 vjeç, dy qytetarë nga Tirana 64-65 vjeç, një qytetar nga Vlora 70 vjeç.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 12.283 pacientë aktivë me Covid 19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 114 pacientë, nga të cilët 10 janë në gjendje më të rënduar. Janë shëruar 303 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 202,967 që nga fillimi i epidemisë./lapsi.al/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme