56 të shëruar nga Covid-19 gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

15:22 | 3 Tetor 2020
Arbresh.info

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë shëruar 56 pacientë nga Covid-19.

IKSHPK poashtu bën të ditur se numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341, shkruan arbresh.info.

Ndërsa numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Njoftimi i plotë i IKSHPK-së:

56 TË SHËRUAR DHE 53 RASTE ME COVID-19!
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 544 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 53 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (1 rast nga Klinika Infektive, 1 rast nga MIQ-COVID, QKUK dhe 1 rast nga Spitali Gjakovë).
Numri total i rasteve pozitive është 15.758 raste nga 69.652 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 56 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.787 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.341.
Rastet pozitive janë nga komuna Prishtinë 11 raste, komuna Mitrovicë 8 raste, komuna Ferizaj 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Shtime 3 raste, komuna Vushtrri 3 raste, komuna Fushë Kosovë 2 raste, komuna Skenderaj 2 raste dhe me nga një rast Deçan, Gjilan, Malishevë, Prizren, Suharekë dhe Viti.
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3141972619264054

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme