Një paciente në Britani të Madhe me sistem imunitar të dobësuar ka qenë e infektuar me koronavirus për gati një vit e gjysmë, raportuan shkencëtarët, duke nënvizuar rëndësinë e mbrojtjes së njerëzve vulnerabël nga koronavirusi.
Nuk ka asnjë mënyrë për të ditur me siguri nëse ishte infeksion i zgjatur, sepse jo të gjithë testohen, veçanërisht në baza të rregullta si ky rast, transmeton portal arbresh.info
Por, 505 ditë kanë të bëjnë me “infeksionin më të gjatë të raportuar”, Dr. Luke Blagdon Snell, një ekspert i sëmundjeve infektive në Fondacionin e Guy’s & St. Thomas’ NHS.
Shkencëtarët në Britani të Madhe ka hetuar mutacionet që lindin dhe mund të evulojnë tek njerëzit me infeksione të gjata.
Pacientët që përjetojnë zgjatje të infeksionit kanë sistem të dobët imunitar, transplantim të organeve, HIV, kancer ose trajtim për sëmundjet tjera.
Disa nga pjesëmarrësit në studim kishin virusin për më shumë se një vit. Më parë, thanë studiuesit, rasti më i gjatë i njohur që u konfirmua me një test PCR zgjati 335 ditë.
Sa herë që studiuesit testonin pacientë, ata analizuan kodin gjenetik të virusit për t’u siguruar që ishte i njëjti lloj dhe që njerëzit nuk infektoheshin me Covid më shumë se një herë.
Mutacionet ishin të ngjashme me ato që u shfaqën më vonë në variante të përhapura, thotë studimi, megjithëse asnjë nga pacientët nuk krijoi mutant të rinjtë që u bënë variante shqetësuese.
Personi me infeksionin më të gjatë të njohur rezultoi pozitiv në fillim të vitit 2020, u trajtua me ilaçin antiviral dhe vdiq diku në vitin 2021. Studiuesit nuk pranuan të përmendnin shkakun e vdekjes dhe thanë se personi kishte disa sëmundje të tjera.
Pesë pacientë mbijetuan. Dy e pastruan infeksionin pa trajtim, dy e pastruan atë pas trajtimit dhe një ka ende Covid. Në ndjekjen e fundit në fillim të këtij viti, infeksioni i atij pacienti kishte zgjatur 412 ditë.
Studiuesit shpresojnë se do të zhvillohen më shumë trajtime për të ndihmuar njerëzit me infeksione të vazhdueshme të mposhtin virusin./AP/arbresh.info/
Vajzat “hakmerren” ndaj Gjestit, e tërheqin zvarrë pas shaka...
Reduktohet transporti me autobus në Shkup, ka mungesë nafte
Hoxha: Cilësia e jetës tonë, me Lëvizjen Vetëvendosje në pus...
Trump zgjedh Matthew Whitaker për postin e ambasadorit në NA...
Dedikimi prekës i djalit të Liam Payne merr vëmendje gjatë f...
Hamza viziton një fabrikë në Ferizaj: Do të krijojmë vende p...