Mbrëmë janë konfirmuar pesë raste të reja me COVID-19 në Prizren. Në këtë komunë janë në pritje të rezultateve për 18 mostra që janë përcjellë mbrëmë për testim dhe 31 mostrave të tjera nga i gjithë rajoni i Prizrenit që janë testuar sot.
Drejtori për Shëndetësi, Visar Shehu i ka thënë Gazetës Express se aktualisht në këtë komunë janë 53 raste aktive me koronavirusin e ri.
Ai ka treguar se janë në pritje të rezultateve për mostrat që janë përcjellë dje dhe sot.
“Pardje janë testuar 21 mostra të cilët kanë qenë pacientë të dializës dhe raste kontakti, rezultatet e të cilave kanë dal mbrëmë. Prej 21 mostrave që janë testuar, pesë kanë rezultuar pozitive. Dje ndërkohë janë marrë edhe 18 mostra, rezultatet e të cilave po i presim sot. Ndërkohë, sot janë marrë 31 mostra nga rajoni i Prizrenit, por nuk e di numrin e saktë se sa prej tyre janë vetëm nga Prizreni”, ka thënë Shehu.
Ndryshe, mbrëmë janë konfirmuar shtatë raste të reja me COVID-19. Rastet pozitive janë raste kontakti nga Komuna e Prizrenit, Vitia dhe Mitrovica e Jugut.
IKSHP’ja ka njoftuar edhe për shërimin e 22 pacientëve.
“Sot më 30 prill 2020, janë shëruar edhe njëzet e dy (22) pacientë, bazuar në rekomandimet e OBSH-së ku dy mostra rezultojnë negative me së paku një ditë distancë kohore. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej dyqind e shtatëdhjetë e një (271) raste”, thuhet në njoftim.
Që nga shpërthimi i pandemisë, në Kosovë kanë vdekur 22 pacientë. Numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 806, ndërsa 271 pacientë janë shëruar
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...