Në 24 orët e fundit janë bërë 1768 testime, ndërsa janë regjistruar 127 raste të reja me Covid 19.
Sipas qyteteve, si zakonisht më së shumti ka nga Shkupi, gjithsej 38, më pas statistika shqetësuese vijnë nga Kumanova, ku për një ditë janë regjistruar 23 raste të reja. Më tej në Dibër 1 rast i ri, në Shtip 3, Prilep 15, Tetovë 8, Strugë 2, Veles 5, Manastir 1, Ohër 1, Kavadar 1, Gostivar 12, Strumicë 1, Probishtip 3, Pehçevë 2, Berovë 3, Vinicë 1, Dellçevë 3, Shën Nikollë 3 dhe Negotinë 1.
Ndërkohë kanë humbur betejën pesë pacientë. Bëhet fjalë për një paciente 69 vjeçare nga Kriva Pallanka, dy pacientë nga Gostivari 77 dhe 63 vjeç, një pacient nga Negotina 69 vjeç dhe një 70 vjeçar nga Shkupi. Të gjithë kanë vdekur në spitale.
Nga ana tjetër janë shëruar vetëm 60 pacientë.
Deri tani gjithsej të infektuar janë regjistruar 13799 pacientë. Të shëruar janë 10210, të vdekur 573 ndërsa rastet aktive 3016.//Zhurnal.mk
Miratohet në parim Projektligji për Lojërat Mesdhetare
Drin Ejupi i bashkohet listës së PDK-së për zgjedhjet e 9 sh...
Sot pritet të rikthehet furnizimi me ujë të pijes në Mitrovi...
Driloni-banorëve: Drenusha është ‘bossi’ i shtëpisë, ju jeni...
Vetëplagoset një 45-vjeçar në Lezhë
Situata në Ibër Lepenc, Rizvanolli: Mund të ketë reduktime t...