Google ADS

5.6 milionë të infektuar me Covid-19 në mbarë botën

13:49 | 26 Maj 2020
Arbresh.info

Numri i të prekurve me virusin Covid-19 ka tejkaluar shifrën e 5,611,601 personave.

Tashmë 348,330 rezultojnë të vdekur nga koronavirusi i ri, kurse 2.3 milionë janë shëruar, sipas Wordlometer, transmeton portali arbresh.info.

Në Kosovë të infektuar me këtë virus janë  1038 persona, 791 të shëruar e 30 të vdekur.

Në klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare gjendjen 10 persona të hospitalizuar me Covid-19.

Prej tyre të sëmurë me Covid-19 janë gjithsej 9 raste. Gjendja e pacientëve të sëmurë me Covid- 19 është si vijon:

5 raste janë në gjendje stabile, dy raste trajtohen në repart me oksigjenoterapi dhe përkujdesje intensive.

Në Repartin e Mjekimit Intensiv janë duke u trajtuar 2 raste të tjera në gjendje të rëndë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme