499 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

08:12 | 16 Prill 2022
Trina Galanxhi

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se në total numri i rasteve aktive me koronavirus është 499.

Numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.188, ndërkaq nga fillimi i pandemisë nga koronavirusi kanë vdekur 3,138 persona.

Gjatë 24 orëve të fundit janë dhënë 135 doza të vaksinës kundër COVID-19, raporton Zeri.info.

Ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.824.287 doza të vaksinës.

Kurse deri më sot 821.331 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 100.804 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Të ngjashme