Google ADS

Flasin nga ministria e Shëndetësisë se kur do të nisin testimet në ordinanca private

07:54 | 8 Korrik 2020
V. S.

Qeveria Hoti ka paralajmëruar fillimin e lëshimit të licencave për ordinanca private për të kryer teste për COVID-19 në Kosovë.

Për këtë, Ministria e Shëndetësisë është në finalizim të Planit të Veprimit për procedurat e testimit për Covid-19, i cili plan pritet që këtë javë t’i dërgohet Qeverisë për miratim.

Pjesë e këtij plani pritet të  jenë edhe testimet që do të bëhen në  sektorin privat.

Ky sektor pritët të filloj me testime pasi që të jenë licencuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Në një përgjigje për portalin arbresh, divizioni i komunikimit me publikun në Ministrinë e Shëndetësisë thonë se në këtë plan parashihet që institucionet në Kosovë të kryejnë testime virologjike (RT-PCR) dhe testime serologjike, dhe këto veprimtari te shtrihen edhe në Qendrat Rajonale të Shëndetit Publik dhe në Kujdesin Parësor Shëndetësor.

“Plani nuk e përjashton as sektorin privat për t’u bërë pjesë e testimeve për Covid-19, sipas rregullave që do t’i përcaktojë Ministria e Shëndetësisë edhe ne aspektin ligjor. Sektori privat gjithashtu, mund te filloje pasi te jene licencuar dhe t’i kenë plotësuar kushtet qe do te vendosen nga MSH, përfshirë edhe monitorimin dhe mbikëqyrjen plotë”, thuhet në përgjigje.

Ndonëse çmimi për sektorin privat ende nuk është caktuar, sepse kjo pritet të bëhet përmes ligjit, në përgjigje thuhet se shërbimet në sektorin privat do të kryen me pagesë.

“Çështje e pagesave te shërbimeve përcaktohet me lig), tash për tash, ne sektorin publik për shërbime ka bashke pagesa, kurs e për RT-PCR ne IKSHPK nuk paguhet por ofrohet falas, ndërsa ne institucione private shërbimet shëndetësore kryhen me pagese”.

I gjithë ky plan do të investohet nga huamarrja e Bankës Botërore dhe nga Buxheti i Kosovës.

“Plani ka edhe koston financiare, disa aparatura është parapare përmes Projektit të Shëndetësisë Kosovare nga huamarrja e Bankës Botërore, ndërsa një pjesë e Planit dhe aktiviteteve të tij do të financohet nga buxheti i Kosovës”, thuhet në përgjigje. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme