39 raste të reja me koronavirus, shkon në 669 totali

21:41 | 23 Prill 2020
Arbresh.info

Janë shënuar edhe 39 raste të reja me Covid-19 në Kosovë.

Nga testimi i 255 mostrave të marra nga Klinika Infektive, gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren si dhe nga karantina në Qendrën studentore, pozitivë rezultuan tridhjetë e nëntë, transmeton portali arbresh.info.

Rastet pozitive janë raste kontakti, njëzet e gjashtë (26) raste nga komuna e Pejës (sipas vendbanimit: pesëmbëdhjetë (15) raste Katund i ri dhe njëmbëdhjetë (11) raste Pejë), nëntë (9) raste me vendbanim në Prizren, dy (2) raste me vendbanim në Mitrovicën e Veriut dhe me nga një (1) rast vendbanimet: Kërninë-Istog dhe Zveçan.

Numri i madh i rasteve të konfirmuara sot në Pejë janë si pasojë e pjesëmarrjes në një ceremonial mortor më 6 prill 2020, përkundër masave të ndalimit të grumbullimit në masë të qytetarëve. Si pasojë e këtij veprimi deri më tani janë diagnostikuar 36 raste pozitive me COVID-19.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 23 prill 2020 sipas Worldometers, janë raportuar gjithsej 2,700,872 raste e 189,099 vdekje./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme