38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

15:06 | 24 Qershor 2022
arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët janë dhënë 53 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.333 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.653 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.112 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 206testime, 38 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 17 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.344.

Në total numri i rasteve aktive është 189./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme