37 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

18:19 | 30 Korrik 2021
A. B.

Ministria e Shëndetësisë e Shqipërisë njoftoi sot se në 24 orët e fundit nga 4593 testime të kryera, janë konfirmuar 37 raste të reja, ndërsa janë edhe 18 persona të shëruar. Ndërkohë, asnjë humbje jete nga koronavirusi në 24 orët e fundit.

10 raste të reja janë regjistruar në Tiranë, 7 në Shkodër, nga 4 raste në Fier, Elbasan, Lezhë, nga 2 raste në Kavajë, Kamëz, Malësi e Madhe, nga 1 rast në Krujë, Vau i Dejës.

Aktualisht janë 374 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 20 pacientë.

133.036 raste pozitive janë konfirmuar që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri, prej tyre 130.205 janë shëruar, 374 janë aktive, ndërsa 2.457 persona kanë humbur jetën.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme