Qeveria e Kosovës arrin marrëveshje me Pfizer, pritet vaksinimi i 60% të popullsisë

18:54 | 28 Maj 2021
V. S.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë të ditur se është arritur marrëveshja për blerjen e vaksinave nga Pfizer.

Në mbledhjen e Qeverisë, Kurti ka thënë se tashmë do të përmbushet zotimi i tyre që këtë vite të ketë vaksinonim prej 60% të popullsisë, raporton arbresh.info.

“  E kemi një lajm të mirë që posa janë përmbyllur negociatat për ardhjen e vaksinave në Kosovë. Ne kemi blerë vaksina nga Pfizer. Fal kësaj ne do të mund të bëjmë vaksinimin edhe përtej grupit. Mund të themi se do të jemi në gjendje të përmbyllim zotimin tonë, që këtë vite të përmbyllim më sukses vaksinimin e 60% të qytetarëve tonë.  E përgëzoje ekipin e Ministrisë së Shëndetësisë që e ka përmbyllur më sukses këtë marrëveshje, hollësitë e se cilës do të sillen më vonë”, tha kryeministri në mbledhjen e Qeverisë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme