Presidentja Vjosa Osmani, sot takoi ambasadoren holandeze në Kosovë, Carin Lobbezoo.
Në këtë takim, marrëdhëniet ndërmjet të t dy shteteve janë vlerësuar të mira, ndërkohë që të dy palët kanë shfaqur gatishmërinë e thellimit të tyre.
Presidentja Osmani ka theksuar se institucionet e reja të Kosovës kanë ndërmarrë masa për uljen e të prekurve me Covid-19, sikurse edhe të adresimit të pasojave ekonomike.
Në këtë kontekst, Presidentja Osmani theksoi nevojën e bashkëpunimit dhe solidaritetit ndërkombëtar në përpjekjet e Kosovës për të siguruar sasinë e nevojshme të vaksinave.
Osmani ka theksuar se në situatën aktuale në të cilën ndodhet Kosova nga gjendja me pandeminë nuk mund të prioritizohet dialogu përpara sigurimit të vaksinave.
Ajo ka shfaqur shpresën që në një situatë të tillë Kosova të mos lihet vetë dhe se nevoja urgjente për sigurimin e vaksinave do të mbështetet edhe nga shtetet mike./arbresh.info/
Formacionet/ Slovan Bratislava – Milan, Leao në bankë
Osmani në Senatin e Kolumbisë, diskuton për bashkëpunimin nd...
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...