OBSH e shqetësuar me paraqitjen e rasteve të reja me Covid-19 në Evropë

14:05 | 17 Shtator 2020
V. S.

Organizata Botërore e Shëndetësisë ka paralajmëruar se situata është shumë serioze në Evropë, pasi numri i rasteve të raportuara është duke u rritur dukshëm.

Drejtori Rajonal i OBSH-së, Hans Kluge, ka thënë se gjysma e vendeve në Evropë kanë raportuar një rritje prej më shumë se 10% të rasteve në dy javët e fundit shkruan CNN.

“Në pranverë dhe në fillim të verës në shumë vende janë marrë masat kufizuese, megjithatë numri i rasteve të shtatorit duhet të shërbej si një thirrje paralajmëruese”, shtoi ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme