Në 10 ditët e fundit në Kërçovë vërehet se numri i rasteve të reja me coronavirus nga gjithsej të testuarit është nga 40-50 % nga nurmi i përgjithshëm që është gati dyfish më shumë se mesatarja.
Nexhat Ballazhi, udhëheqësi spitalit të Kërçovës thotë se se ka rritje të numrit të rasteve të reja dhe përqindje më të lartë të shëruarve.
“Më shqetëson fakti që nga numri i të testuarve, përqindja e rasteve të reja është e lartë dhe është rreth 40-50% dhe është shumë larg nga mesatarja në nivel shtetëror. Gjatë dy ditëve të fundit janë bërë 24 testime dhe 11 ishin infektuar ndërsa dje nga 22 testime vetëm 10 rezultuan pozitiv”, tha Ballazhi.
Ai bëri thirrje që qytetarët të respektojnë rregullat për mbrojtje nga coronavirusi./Telegrafi/
Kombëtarja e Kosovës nis përgatitjet për miqësoret ndaj Esto...
Për çfarë Sara po e akuzon Gjestin se i mori?
Kearns, Vuçiqit: Mohimi është vazhdimësi e krimeve, ajo që f...
Leverkuseni i Xhakës synon vetëm fitore ndaj Salzburg
Aktivistët e LVV-së në Mitrovicë me pankarta ku “kërko...
LVV: Kontratat njëburimore janë vetëm propagandë e opozitës