Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në takim Natacha Gomes, e ngarkuar me punë në Ambasadën e Luksemburgut.
Me këtë rast, ministrja Gërvalla falënderoi Gomes për rolin e shtetit të saj në drejtim të ofrimit të mbështetjes për Republikën e Kosovës.
Palët diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve, me theks të veçantë bashkëpunimin në rrafshin ekonomik.
Ministrja Gërvalla e njoftoi Gomes me prioritetet e Kosovës në politikën e jashtme, si dhe theksoi rëndësinë e avancimit të vendit në rrugën drejt BE-së.
Temë diskutimi ishte edhe menaxhimi i situatës me pandeminë Covid 19, nga ana e Qeverisë së Kosovës./arbresh.info/
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Stuhitë shkaktojnë kaos në Irlandë, Francë dhe Britani të Ma...
Gresa pyet banorët nëse janë të lumtur – Vullneti befason me...