Ky shtet i rajonit kërkon ende testin PCR për kosovarët

10:45 | 7 Tetor 2020
V. S.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në Ministrinë e Punëve të Brendshme, njofton se vetëm në një pikë kufitare, kërkohet testi për COVID-19.

Kjo pika kufitare në Kullë, që lidhë Kosovën me Malin e Zi.

QKMK bën të ditur se si qëndron fluksi nëpër pikat kufitare.

Gjendja është e qetë dhe nuk ka fluks të madh në pikat kufitare të Kosovës, as në hyrje e as në dalje.

Ajo çka theksohet në njoftim është se tani vetëm në një pikë kufitare për dalje nga Kosova, po kërkohet testi i koronavirusit.

Maqedonia e Veriut dje ka hequr testet PCR për shtetasit e Kosovës dhe tani është vetëm Mali i Zi që po kërkon teste të tilla.

Sipas njoftimit në pikën kufitare në Kullë që e lidh Kosovën me shtetin fqinj të Malit të Zi, kërkohet testi për COVID-19.

Kjo pasi që Mali i Zi ende nuk e ka hequr kushtin për kosovarët që shkojnë në këtë shtet, duhet të kenë një test të tillë negativ.

Të ngjashme