16,380 doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur në Shqipëri, nga kontrata e qeverisë shqiptare me kompaninë Pfizer si dhe pjesë e mbështetjes së Bashkimit Europian, të siguruara nga qeveria austriake.
1,120,070 vaksina antiCovid kanë mbërritur deri tani në Shqipëri, për të vijuar me planin kombëtar të vaksinimit.
Sasinë e vaksinave e priti në Aeroportin “Nënë Tereza” Ministrja Ogerta Manastirliu, Ambasadori i BE, Luigi Soreca dhe Ambasadori ustriak, Christian Steiner.
Manastirliu tha se po shkojmë drejt 1 milion vaksinimeve, ndërsa shtoi se do të intensifikohet procesi gjatë verës.
Ambasadori Luigi Soreca u shpreh se deri tani janë rreth 60 mijë vaksina Pfizer që BE ka sjellë për Shqiperinë, ndërsa brenda muajit gusht do të plotësohet kontrata prej rreth 150 mijë vaksinave.
Ambasadori austriak Christian Steiner, u shpreh se vaksinat e administruara nga Austria, si pjesë e mbështetjes së BE, janë tregues i qartë i solidaritetit dhe mbështetjes për popullin shqiptar./tvklan.al/
Numër i madh i vizitorëve në Shkodër, Kalaja e Rozafës desti...
Kanosi një prokuror përmes rrjeteve sociale, arrestohet i dy...
Real Madridi synon transferimin e mesfushorit të Liverpoolit
Rritje e lehtë e temperaturave, moti sot në Shqipëri
108 aksidente brenda një dite në Kosovë
Humb jetën një person në Viti, ishte duke pirë kafe në resto...