Në Kosovë është duke vazhduar procesi i imunizimit të popullatës nga virusi Covid-19.
Në 24 orët e fundit, nga Ministria e Shëndetësisë është njoftuar se janë dhënë 4 mijë e 682 doza të vaksinës.
Në total që nga fillimi i procesit të vaksinimit, në të gjitha komunat e Kosovës janë vaksinuar 157 mijë e 338 qytetarë.
Ndërsa me dozën e dytë të vaksinës janë vaksinuar 29 mijë e 314 qytetarë.
“Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.682 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 157.338 doza të vaksinës. Deri më sot 29.314 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.”, ka njoftuar dje MSh-ja na raportin 24-orësh, shkruan expres, transmeton portali arbresh.info
MSh-ja poashtu ka njoftuar se nga 1 mijë e 658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, teksa është shënuar edhe një rast i vdekjes.
“Nga 1.658 testime, 11 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes. Sot janë shëruar 6 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105.298.”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.
Vlen të ceket se ditë më parë, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për lehtësimin e masave antiCOVID, ku janë lejuar ahengjet familjaret, aktivitetet sportive, mbrëmjet e maturës dhe lehtësime të tjera.
Aktualisht me raste aktive prijnë, Gjilani me 36, Mitrovica me 28 dhe Prizreni me 19, teksa komuna e Prishtinës i ka 12 raste aktive.
Në ndërkohë gjatë javës që e lamë pas, nga Ministria e Shëndetësisë kanë konfirmuar, se javën e ardhshme do të vijnë dy kontigjente me vaksina. Bëhet fjalë për vaksinat e blera nga Pfizer dhe kontigjenti me vaksina që janë donacion nga BE-ja.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...