Gjatë 24 orëve të fundit prej gjithsej 349 testeve të realizuara në Maqedoninë e Veriut, 29 kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.
Sipas qyteteve, 9 raste janë regjistruar në Shkup, 1 në Kumanovë, 6 në Prilep, 5 në Tetovë, kurse në Strugë, Veles, Manastir, dhe Ohër janë regjistruar nga dy të infektuar.
Instituti i Shëndetit Publik brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 6 të shëruar nga Covid-19.
Me statistikat e fundit, në vendin tonë gjithsej me Covid-19 janë diagnostifikuar 1 723 persona prej të cilëve 1 235 janë kuruar, kurse 95 kanë humbur betejën me virusin.
Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë realizuar gjithsej 20 000 testime për Covid-19.
Sipas burimeve tona, mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë edhe një pacient 70 vjeç nga Velesi, por viktima do të futet në statistikat e raportit të nesërm./alsat
Asllani nën “radarin” e klubit italian që luan e...
Tre moshat kur truri plaket më shpejt, sipas shkencëtarëve
Sa duhet të jetë temperatura në ambientet e shtëpisë për shë...
Xhaka: Nuk jam fans i madh i një çmimi individual
Të paktën 23 të vdekur nga sulmet izraelite në Rripin e Gazë...
Amorim i zhgënjyer me futbollistët e tij, kjo është arsyeja