25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19

14:17 | 17 Qershor 2022
arbresh.info

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon se në 24 orët e fundit janë dhënë 30 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.099 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 103.054 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 200 testime, 25 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 5 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 225.274.

Në total numri i rasteve aktive është 94./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme