230 mijë euro për dezinfektimin dhe dezinsektimin e objekteve të MPB-së

09:41 | 14 Shtator 2020
arbresh.info

Me kërkesë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e qeverisë ka kërkuar që kësaj ministri t’i ndahen 230 mijë euro për dezinfektimin dhe dezinsektimin e ndërtesave qeveritare që drejtohen nga MPB-ja.

Bajrami ka bërë të ditur se ky buxhet i kërkuar nga MPB-ja do të ndahet nga rezervat shtetërore.

“Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë kërkesë për ndarjen e mjeteve shtesë financiare në vlerë prej 230 mijë eurove për Ministrinë e Punëve të Brendshme për sigurimin e procesit të dezinfektimit dhe dezinsektimit të ndërtesave qeveritare që drejtohen nga kjo ministri. Duke marrë parasysh situatën pandemike dhe duke marrë parasysh shpenzimet e paparashikueshme nga kjo ministri në mënyrë që të dezinfektohen të gjitha ndërtesat të cilat janë nën administrimin e tyre, ne propozojmë që të ndahen këto mjete nga rezerva në mënyrë që procesi i dezinfektimit të mund të ndodhë edhe më tutje”, theksoi Bajrami në fjalimin e saj./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme