Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni të Veriut bën me dije se në 24 orët e fundit janë kryer 954 analiza dhe janë regjistruar 222 raste të reja me Covid-19.
Shkup – 113, Kumanovë dhe Kavadar – nga 14, Manastir – 13, Prilep – 12, Veles – 7, Ohër dhe Shtip – nga 6, Strumicë, Koçani dhe Kratovë – nga 4, Kërçovë, Kriva Pallankë dhe Dellçevë – nga 3, Tetova, Gostivari, Gjevgjelia, Negotina, Resnja dhe Shën Nikolla – nga 2, Struga, Dibra, Probishtip dhe Makedonski Brod – nga 1.
Nga numri i përgjithshëm i pozitivëve (222), janë regjistruar 41 riinfeksione.
Janë regjistruar 268 pacientë të shëruar.
Gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar dy të vdekur, nga Shkupi (79 vjeç) dhe Kërçova (83 vjeç).
Të dy personat kanë ndërruar jetë në kushte spitalore.
Sipas Regjistrit të personave të vdekur me diagnozë Covid-19 nga sistemi “Termini im”, janë regjistruar 6 persona të vdekur, dy persona nga Manastiri dhe nga një nga Koçani, Kriva Pallanka, Shkupi dhe Radovishi.
Personat kanë vdekur në periudhën prej datës 11.08. deri më 28.08.2022.
Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2.151.148 testime për Covid-19.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me Covid-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 340.341, numri i të shëruarve është 329.192, numri i të vdekurve është 9.489, ndërsa numri i rasteve aktive është 1.660.
Parashikimi i motit për sot
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit