Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetesorë ka reaguar pas vendimit të Qeverisë për ndarjen e shtesave jo më pak se 60 euro për punëtorët shëndetësorë.
Nga kjo Odë kanë thënë se janë të indinjuar thellë me vendimin e Qeverisë.
Njoftimi i plotë:
Oda e Infermierëve, Mamive dhe Profesionistëve tjerë Shëndetesorë është e indinjuar thellë me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për ndarjen e shtesave në vlerë prej 60 eurove për punonjësit shëndetësorë.
Kjo shumë, pos tjerash është ofenduese për punonjësit shëndetësorë të cilët po punojnë në kushte shumë të rënda në përballje me virusin Covid 19.
Kosova edhe ashtu po përjeton një dramë të largimit të infermierëve dhe kjo qasje e Qeverisë vetëm shton nënvlerësimin karshi tyre dhe i kontribuon klimës së largimit të punonjësve shëndetësorë nga Kosova.
Si OIK kërkojmë nga institucionet që të rishqyrtojnë shumën e shtesave, të punojnë në motivimin e punonjësve dhe t’u ofrohen kushte më të mira të punës./arbrsh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...