85 pacientë me koronavirus janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Pejës.
Në njoftim thuhet se 3 pacientë janë në respitator, 54 në oksigjenoterapi prej të cilëve 13 janë në gjendje më të rëndë.
Njoftimi i plotë:
85 pacientë janë duke u trajtuar aktualisht në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve: 3 pacientë janë në Respirator (CPAP), 54 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 13 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa 3 pacientë është shëruar gjatë 24 orëve të fundit.
Përndryshe gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 171 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë, dhe nga këta 13 pacientë janë shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
5 lindje kanë qenë dje në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, të gjitha lindjet kanë qenë normale. Kanë lindur 5 foshnje, 2 të gjinisë mashkullore dhe 3 të gjinisë femërore.
260 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 3,698 analiza, ndërsa janë kryer 10 operacione./arbresh.info/
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...
Sali Berisha i bashkohet protestës së opozitës në Tiranë: Nu...
Shkëlqeu ndaj ish-skuadrës së tij, Hot “MVP” i javës
Vëllaznimi rikthen Myreon Jones
Ushtarët e KFOR-it kryejnë stërvitje të përbashkët evakuimi
Nis protesta e opozitës në Shqipëri, bllokohen disa rrugë në...