Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 2.549 teste, ndërsa janë regjistruar 415 raste të reja me COVID-19.
Sipas qyteteve në Shkup – 170, Prilep – 62, Kavadarci – 32, Veles – 25, Negotinë – 20, Ohër – 12, Strumicë – 11, Gjevgjeli – 10, Kumanovë, Tetovë dhe Shtip nga 8, Bogdanci – 7, Strugë – 6, Kriva Pallankë – 5, Kratovë, Demir Kapi, Koçan dhe Krushevë nga 4, Gostivar dhe Kërçovë nga 3, Manastiri, Dellçev dhe Vallandov nga 2, Vinicë, Dibra dhe Demir Hisar nga 1.
Janë regjistruar 244 pacientë të shëruar nga coronavirusi.
Në Shkup – 110, Kavadar – 24, Prilep dhe Veles – nga 17, Kumanovë – 12, Strumicë – 9, Manastir – 8, Resnjë – 7, Gostivar – 6, Negotinë dhe Berovë nga 5, Tetovë – 4, Shtip – 3, Ohër, Kratov, Demir Kapi, Vinicë, Radovish dhe Dojran nga 2, Bogdanci, Kriva Pallankë, Koçan, Kërçova dhe Pehçevë nga 1, njofton telegrafi maqedoni
Janë raportuar gjithsej 19 vdekje. Gjashtë pacientë u raportuan të kenë vdekur gjatë muajve nëntor-dhjetor. 11 pacientë nga Shkupi (69, 75, 80, 65, 66, 61, 67, 72, 76, 71 dhe 68), dy pacientë nga Tetova (79 dhe 65) dhe nga një pacient në Kumanovë (50), Prilep (78), Veles (77), Ohër (87), Kërçovë (51) dhe Gjevgjeli (69). Nga vdekjet e raportuara, 18 vdiqën në spital dhe një në shtëpi.
Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 98.584, numri i pacientëve të shëruar është 89.022, numri i vdekjeve është 3.037, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.525.
Lidhja ndërmjet ushqyerjes dhe shëndetit mendor
Zgjidhet telefoni më i mirë Android për vitin 2024
Ylli i Interit, Pavard uron Krishtlindjet nga Kosova
Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Ga...
Kurti e Vitia nesër marrin pjesë në në përurimin e renovimev...
Kumbaro: Turistët nga Kosova në rritje, nuk ndikoi liberaliz...