Në Spitalin e Pejës po trajtohen 18 pacientë të infektuar me COVID-19. Nga spitali kanë njoftuar se 7 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 të tjerë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.
Nga spitali njoftojnë se asnjë pacientë që është i infektuar me COVID-19 nuk është në CPAP.
Ndërkohë që në nivel vendi, janë 2 mijë e 380 raste aktive me koronavirus.
Numri total i rasteve pozitive është 107.405 raste nga 609.350 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.243 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 130 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 102.782 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.380./arbresh.info/
Osmani dekreton 24 prokuororë të rinj
Mbyllet edhe një institucion paralel në veri të Kosovës
Qeveria ka mbajtur dje mbledhje elektronike, njofton për ven...
Kosova me sanksione shtesë ndaj Rusisë
“Kosova prioritet kombëtar”, Hasani: Ne do të angazhohemi pë...
Murati: Pasdite pritet të bëhet ekzekutimi i shtesave nga 10...