Google ADS

178 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

00:28 | 5 Korrik 2020
Trina Galanxhi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka bërë të ditur se në këtë ditë janë regjistruar 178 raste të reja me COVID-19.

Ky rezultat ka dalë nga 346 mostra të marra nga Klinika Infektive.

Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 81 raste, komuna e Fushë Kosovës 16 raste, komuna e Prizrenit 10 raste, komuna e Ferizajt 10 raste, komuna e Drenasit 9 raste, komuna e Gjilanit 9 raste, komuna e Vushtrrisë 8 raste, komuna e Lipjanit 6 raste, komuna e Skenderajt 6 raste, komuna e Mitrovicës 4 raste, komuna e Pejës 4 raste, komuna e Podujevës 4 raste, komuna e Shtimes 3 raste, komuna e Vitisë 2 raste, komuna e Kamenicës 2 raste dhe me nga 1 rast komunat: Suharekë, Mamushë, Obiliq dhe Dragash.

Numri total i rasteve pozitive në Kosovë ka arritur në 3.356. Të shtunën janë shëruar 50 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 1874. Të shtunën, në raportin ditor të IKSHPK-së janë regjistruar 8 vdekje të reja. Deri tash në Kosovë kanë vdekur 66 persona, si pasojë e koronavirusit.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme