Google ADS

150 të shëruar dhe 55 raste më Covid-19 në 24 orët e fundit

15:16 | 14 Shtator 2020
V. S.

55 persona kanë rezultuar pozitivë më Covid-19 dhe 150 janë shëruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Kjo është bërë e ditur nga në një konferencë për media, Drejtori I Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Naser Ramadani.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe në laboratoret private me  metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 574 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 55 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 4 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 14.692 raste nga 58.425 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 600 raste të vdekjes”./arbresh.info/

https://www.facebook.com/IKSHPK/posts/3084061978388452

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme