Sot në Kosovë pritet të arrijnë edhe 149 qytetarë nga Franca, Gjermania e Zvicra.
Ambasada e Kosovës në Paris përmes një postimi në Facebook ka thënë se këta qytetarë do të udhëtojnë sot nga aeroporti i Basel-Mulhouse-Freiburg.
“Sot nga EuroAeroporti (Basel-Mulhouse-Freiburg) udhëtuan për në Kosovë 149 qytetarë, prej të cilëve 110 ishin duke qëndruar në Francë, 36 në Gjermani dhe 3 në Zvicër”, thuhet në njoftim.
Tutje ambasada e Kosovës në Francë ka thënë se riathdhesimii i këtyre qytetarëve është bërë në bashkëpunim me ambasadat në Francë, Gjermani e Zvicër si dhe me angazhim edhe të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Kosovës.
“Për realizimin e këtij riatdhesimi i falënderojmë të gjitha institucionet me të cilat kemi bashkëpunuar, përfshirë institucionet tona dhe ato franceze, e në veçanti kolegët tanë të shërbimit të jashtëm (në MPJ në Prishtinë, Ambasadën tonë në Gjermani si dhe atë në Zvicër), si dhe kompaninë e fluturimit. Natyrisht, një falënderim i posaçëm për anëtarët e ekipit të vet Ambasadës sonë të cilët kanë qenë të angazhuar për riatdhesim si dhe për të gjithë qytetarët tanë të cilët kanë pritur me padurim të kthehen në Kosovë dhe të cilëve iu dëshirojmë shëndet dhe çdo të mirë”, thuhet tutje.
Ndërkaq sot është njoftuar edhe për 40 kosovarë të tjerë që do të kthehen nga Kroacia me autobus që më pas do të vendosen në karantinë në Qendrën e Studentëve.
Edhe Ambasada e Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe ka njoftuar se sot janë nisur 56 qytetarë të Kosovës të cilët kishin mbetur në Emirate pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme në këtë vend shkaku i pandemisë COVID-19.
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...