Viktimë e virusit korona sot u bë edhe mjeku Dashmir Dervishi nga Bogovina e Tetovës. 41 vjeçari nuk arriti t’u bëjë ballë komplikimeve shëndetësore të shkaktuara nga CoVid-19.
Ky është mjeku i 14 i cili ndërroi jetë nga ky virus prej kur se filloi pandemia në Maqedoni të Veriut.
Të dhënat e Institutit të Shëndetit Publik vënë në dukje se Dervishi është mjeku i 4 nga rajoni i Tetovës, ndërkaq nga Shkupi kanë vdekur 3 mjek, dy të tjerë nga Kumanova. Nga qytetet tjera si Shtipi, Struga, Ohri, Gjevgjelia e Kavadari ndërruan jetë nga një mjek, të cilët u infektua në vijën e parë të frontit ndaj pandemisë.
Të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë tregojnë se aktualisht mbi 250 mjekë evidentohen si raste aktive. Që nga fillimi i pandemisë, 1,527 mantel bardhë janë diagnostikuar pozitiv, prej tyre 1268 janë shëruar./Alsat-M/
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...