Google ADS

126 raste aktive me Covid-19 në Gjilan

17:53 | 15 Korrik 2020
Arbresh.info

Komiteti i Gjilanit për parandalimin e përhapjes së Covid-19, nën udhëheqjen e nënkryetarit Arbër Ismajli, ka mbajtur takimin e radhës vlerësues për situatën e përballjen me pandeminë.

Sipas komunikatës komunale, nënkryetari i Komunës, Arbër Ismajli, i cili tash e katër muaj po udhëheq me operacionet, ka njoftuar se janë edhe 2 raste të reja pozitive me COVID-19, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 290, 159 janë shëruar, 126 raste janë aktive, derisa 5 persona kanë vdekur.

“Më lejoni ta shprehim shqetësimin tonë rreth vonesave në në përpunimin e rezultateve. Pritja e gjatë për rezultate për Komitetin e Gjilanin është e pakuptimtë. Apeloj publikisht tek IKSHP që mos i vonojnë rezultatet e testeve sepse njerëzit janë në vetizolim. Nuk është në rregull që qytetari të pres një javë për rezultat”, ka thënë Ismajli.

Drejtori Klinik i Spitalit të Përgjithshëm, anesteziologu i njohur Dr. Ukshin Ismaili, ka njoftuar se pas përpos shërbimit të Infektivës dhe Pulmologjisë, nga dje kanë bërë edhe hapin për të mirën e pacientëve, duke e liruar edhe repartin e Neurologjisë për trajtimin e pacientëve eventual.

“Tashmë janë në dispozicion 61 shtretër në shërbim të pacientëve për COVID-19, ndërkohë që 20 prej tyre janë të pajisur me oksigjenoterapi. Për momentin I kemi 47 pacientë të shtrirë, 20 janë pozitivë me Covid-19 dhe 27 po i presin rezultatet e testeve. Gjendja e tyre është stabile dhe nuk kanë ndonjë shqetësim të madh”, ka thënë dr. Ukshin Ismajli.

Për gjendjen e sigurisë në Gjilan ka folur komandanti i Stacionit Policor, major Alban Ramushi, i cili ka thënë se është e qetë dhe stabile.

“Prej dje jemi duke punuar me orar shtesë prej 12 orëve. Kemi marrë ocerë shtesë prej Drejtorisë Rajonale dhe drejtorive të specializuar dhe personeli i ocerëve është rritur mjaftueshëm. Apelojmë që të mos e mbani maskën për imazh, por në mënyrën e duhur sepse në këtë mënyrë, ju e mbroni vetën, familjen e qytetin tuaj”, ka deklaruar Ramushi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme