11 raste pozitive me Covid-19 në Deçan, Ramosaj fton qytetarët t’i respektojnë masat

10:52 | 14 Korrik 2020
A. B.

Që nga fillimi i pandemisë COVID-19 në Kosovë, komuna e Deçanit ka qenë ndër komunat që ka pasur më së paku raste të infektuar me këtë virus.

Rasti i parë me COVID-19 në këtë komunë ishte shënuar më 15 prill 2020.

Mirëpo javëve të fundit në këtë komunë kanë filluar të rriten rastet. Deri më tash pozitiv kanë rezultuar 11 persona.

Kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat dhe të reduktojnë lëvizjet dhe takimet e panevojshme.

“Të nderuar qytetarë të Deçanit. Në komunën tonë deri më tani kanë rezultuar 11 raste pozitive me COVID-19, prandaj na duhet ndihma e të gjithë juve, duke respektuar masat mbrojtëse, duke reduktuar lëvizjet dhe takimet e panevojshme. Është̈ shumë e domosdoshme të sillemi me ndërgjegje të lartë qytetare. #MbajeMaskën #MbajeDistancën”, ka shkruar Ramosaj në Facebook.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme