Google ADS

Rreth 10 mijë raste aktive me koronavirus në Kosovë

06:48 | 21 Janar 2022
V. S.

Gjithsej 2,708 raste të reja me COVID-19 janë regjistruar në Kosovë në 24 orët e fundit. Sipas MSH-së në 24 orët e fundit janë testuar 10.883 qytetarë.

MSH-ja njofton se në 24 orët e fundit është regjistruar një rast i vdekjes nga koronavirusi.

Një ditë më parë, më 19 janar, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 2,050 raste të infektimit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë dhënë gjithsej 4,731 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Aktualisht në Kosovë me COVID-19 janë 9,771 raste.

Gjatë së enjtes, më 20 janar, 2022, kryeministri i Kosovës, ka kërkuar përditësim të masave për luftim të pandemisë së koronavirusit.

Në një takim të Komitetit për koordinim dhe vlerësim të situatës me pandeminë – ku ka marrë pjesë kryeministri – është thënë se pothuajse të gjitha rastet e infektimit janë me variantin Omicron të koronavirusit.

Kurti ka kërkuar që masat e reja të kenë qëllim ngadalësimin e rritjes së shkallës së infektimit.

Sipas masave aktuale, të miratuara më 23 tetor të vitit të kaluar, kufizimi i lëvizjes zbatohet nga mesnata deri në orën 05:00.

Bizneset e gastronomisë punojnë deri në orën 23:00, derisa muzika ndalet në orën 21:30.

Masat e reja pritet të prekin orarin e këtyre bizneseve.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme